Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur tubim qendror për Komunën e Lipjanit për t’i dhënë mbështetje kreut aktual të Lipjanit, Imri Ahmetit i cili po kërkon edhe një mandat në krye të këtij qyteti në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë tubimit, deklaroi se Lipjani e paska ndarë mendjen tashmë për fitore pa balotazh më 12 tetor.
Sipas tij tri mandate me radhë, Lipjani ka ecur përpara dhe është shndërruar në model të qeverisjes lokale.
Ndërsa kandidati i LDK-së, z. Ahmeti me anë të një postimi në rrjetin social , ka falenderuar pjesëmarrjen masovike të qytetarëve të Lipjanit në mbështetje të tij
FITORE!✌🏻
Faleminderit Lipjani!💙✌🏻, ka shkruar Ahmeti