Tudor pas barazimit me Milanin: Rezultat i drejtë, por dy pikë të humbura

by Nexhat

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, e konsideroi barazimin 0-0 me AC Milanin një rezultat të drejtë, megjithëse theksoi se skuadra e tij humbi dy pikë të vlefshme në shtëpi.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Na vjen keq sepse kemi tentuar të fitojmë. Barazimi është i drejtë,” tha Tudor pas ndeshjes, raporton RTKLive.

banner

Tudor u shpreh i kënaqur me mentalitetin dhe përkushtimin e skuadrës.

“Jam i kënaqur. Dhoma e zhveshjes është e bashkuar dhe skuadra ka mentalitet të punojë fort dhe të përmirësohet vazhdimisht. Kemi bërë shumë pak gabime në ndeshje. Kjo është Juventus, skuadra që duhet të fitojë çdo gjë. Jam i lumtur që punoj me ta dhe mund të përmirësoj lojtarët çdo ditë, po ashtu edhe vetveten”.

“Nuk i pëlqen askujt të shohë Juventusin duke barazuar ose duke mos fituar. Unë e di kur skuadra bën atë që duhet dhe kur jo. Këto ndeshje janë pjesë e një kalendari interesant, që na ka vënë pak në vështirësi, sidomos me ndeshjet e Ligës së Kampionëve”, theksoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy