Ish-futbollisti i njohur spanjoll, Xavi Hernandez, ka zbuluar disa detaje interesante nga karriera e tij si lojtar, duke rrëfyer për dy oferta të mëdha që kishte për të luajtur në Serie A të Italisë.
Sipas mesfushorit, hera e parë ishte në vitin 1999, pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës U-20 në Nigeri: “Isha në bisedime me Adriano Galliani, ai madje erdhi në Barcelonë së bashku me babanë tim. Te Barcelona, skuadra ishte praktikisht e plotë. Pata mundësinë të shkoja te Milan, por nuk isha plotësisht i bindur”, ka treguar ai.
Oferta e dytë kishte ndodhur një dekadë më vonë, më 2008, para fillimit të epokës së Pep Guardiola te Barcelona: “Kisha mundësinë të shkoja te Bayern ose Inter. Por përparësia ime ka qenë gjithmonë Barcelona. Edhe në kohë të vështira, kur kam marrë shumë kritika dhe kam menduar për largimin, zemra ime gjithmonë ka dashur të qëndroj te Barcelona”, ka shtuar Xavi