Ekrem Mustafa, ish-ministri i Punëve të Brendshme ka deklaruar për “Front Online” se Serbia vazhdimisht ka provokuar Kosovën, por aktualisht nuk sheh një rrezik për shpërthim të një konflikti të armatosur.
Ai rikujtoi gjithashtu se përgjegjës për mbrojtjen e kufirit është KFOR-i, i cili luan një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit në rajon.
“Serbia gjithmonë e ka provokuar Kosovën, nuk shoh rrezik nga deklaratat e Serbisë për momentin sa i përket luftës. Organet e sigurisë duhet të jenë gjithmonë në prag veprimeve që mund t’i ketë Serbia dhe të gatshëm për me reaguar me ato forcat që i kemi por për kufi është përgjegjës KFOR-i”, ka përfunduar Hoxha.