“Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota”, Albian Hajdari prezantohet te Kosova

by Nexhat

Albian Hajdari është prezantuar edhe zyrtarisht tek Kombëtarja e Kosovës.

Përmes një videoje, ylli i ri i Dardanëve është prezantuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës në rrjetet sociale,

banner

Qendërmbrojtësi i Hoffenheimit vendosi të hiqte dorë nga mundësia për të luajtur për Zvicrën, e cila e kishte ftuar disa herë, për ta ndjekur zemrën dhe për t’iu bashkuar vendit të prindërve të tij.

Dhe, në video-prezantimin e tij, Hajdari dha fjalë të mëdha rreth vendimit të tij.

“Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës. Unë e kam marrë vendimin për Kosovën se Kosova është e vogël për botën, po për mua është krejt bota. Forca Kosova”, theksoi 22-vjeçari, i cili do të jetë në dispozicion të selektorit Franco Foda për përballjet e tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe ndaj Suedisë të hënën që vjen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy