Kurti ankohet që formimi i institucioneve po mbahet pezull, por thotë se ekonomia “vazhdon të rritet”

by Nexhat

Qeveria në detyrë sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ndër të tjera mori disa vendime.

Në hyrje të saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përkundër që partia e tij fitoi me një përqindje të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka përgjegjësinë për ndërtim të institucioneve të reja, u ankua se qeveria e re “ende mbahet pezull”.

banner

Por, Kurti pretendoi se bllokimi i institucioneve s’po e bllokon ekonominë e vendit.

“Përderisa formimi i institucioneve të reja nga zgjedhjet e 9 shkurtit ende mbahet pezull, ekonomia e vendit vazhdon të rritet duke shënuar një rritje 4.58% të bruto produktit vendor në tremujorin e dytë të këtij viti”, tha Kurti.

Sidoqoftë, për shkak të mosformimit të qeverisë, miliona euro të Bashkimit Europian nga Plani i Rritjes kanë mbetur të bllokuara derisa shtetet e rajonit kanë përfituar nga kjo pako miliardëshe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy