Fizioterapeutët dhe përgatitësit fizikë të Barcelona-s po punojnë pa ndërprerje gjatë pushimit të kombëtareve për t’i rikthyer në dispozicion të trajnerit Hansi Flick disa futbollistë që kanë përfunduar në infermieri.
Mes lojtarëve të lënduar janë Lamine Yamal, Raphinha, Fermin, Gavi, Joan Garcia dhe Ter Stegen, por më shumë vëmendje ka rritur gjendja e talentit të madh, Lamine Yamal.
Trajneri gjerman kishte alarmuar tifozët kur deklaroi se nuk mund të garantojë prezencën e 18-vjeçarit në ‘El Clasicon’ kundër Real Madridit më 26 tetor.
Në orët e fundit, optimizmi ka rritur shpresat se sulmuesi i krahut mund të rikuperohet me kohë, duke qenë i gatshëm fillimisht për listën e të ftuarve, për të gjetur ritmin dhe besimin e duhur.
Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, Yamal do t’i bashkohet stërvitjeve të ekipit më 18 tetor, duke qenë në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Olympiakosit më 21 tetor dhe më pas për ‘El Clasicon’ në “Bernabeu”.
Për t’i shmangur rreziqet, stafi i Barcelonës është koordinuar me Federatën Spanjolle të Futbollit, dhe lojtari nuk do të luajë në ndeshjet e kombëtareve në tetor.
Kthimi i Yamal pritet të forcojë sulmin e Barcelonës për ndeshjet më të rëndësishme të sezonit dhe rikthimi i tij shihet si një nga momentet më të pritura për tifozët katalonas