LIPJAN/ Një fëmijë lëndohet në një çerdhe, e dyshuar edukatorja – intervistohet nga policia

by Nexhat

Një fëmijë është lënduar të hënën në një çerdhe në Lipjan. Siç u raportua, për rastin po dyshohet edukatorja e kësaj çerdheje.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për rastin, të cilin në polici e kanë paraqitur familjarët e  fëmijës.

banner

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se rasti është iniciuar si lëndim trupor.

E dyshuara është intervistuar nga Prokuroria.

“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, tha Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy