Ndarja e 100 eurove në fushatë për studentët, Mustafa: Është praktikë e Kurtit për t’u hedhur hi syve qytetarëve

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen nga 100 euro për studentët në kohë fushate.

Ai ka bërë me dije se ky është rikthim praktikës së tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve,

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se studentët e Kosovës nuk mashtrohen me vendime të tilla.

“Albin Kurti, i cili të rinjve kosovarë po ua humb çdo shpresë për t’u zhvilluar e për të jetuar mirë në Kosovë, sot i është kthyer praktikës së tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve, me nga 100 euro për studentët, në prag të zgjedhjeve. Studentët tanë kanë nevojë për një shtet që funksionon, që krijon mundësi reale për zhvillim dhe që siguron vende pune për një jetë me dinjitet. Studentët tanë nuk mashtrohen!”, ka shkruar Mustafa.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy