Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një gruaje të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar fotografinë e një gruaje, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj.
“Kërkojmë nga qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e personit të dyshuar, të kontaktojnë policinë në numrin 192 ose përmes adresës elektronike [email protected] ,” thuhet në komunikatë.
Policia thekson se të dhënat e qytetarëve që ndihmojnë në këtë rast do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.