Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për drogë

by Nexhat

Drejtoria e Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe arrestuar Fazli (Shaip) Nrecajn, të lindur më 8 prill 1979 dhe banues në fshatin Maqitevë të Suharekës.

Sipas Policisë, ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë kultivimin e bimëve narkotike, blerjen, posedimin dhe shitjen e paautorizuar të substancave psikotrope, si dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve,

banner

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë autorizimin për publikimin e fotografisë së tij në media dhe rrjete sociale, me qëllim që të ndihmohet në arrestimin e të dyshuarit.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të kenë për vendndodhjen e Fazli Nrecajt në numrin 192, në rrjetet sociale të Policisë së Kosovës apo në ndonjë stacion më të afërt policor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy