Real Madrid po përgatit një ofertë sensacionale prej 150 milionë eurosh për mesfushorin spanjoll të Manchester Cityt, Rodri, raportojnë mediat britanike.
Oferta e ‘Los Blancos’ siç raportohet, mund të bëhet zyrtare verën e ardhshme, ndërsa spanjolli 29-vjeçar shihet si një shtesë e rëndësishme për të forcuar mesfushën e ekipit për sezonet e ardhshme.
Nga ana tjetër, Manchester City po përgatit një përmirësim të kontratës për Rodrin, për të rritur shanset që ai të qëndrojë në klub pas vitit 2027.
Ky zhvillim mund të sjellë një nga transferimet më të bujshme të futbollit evropian, duke rikthyer fokusin te rivaliteti mes dy klubeve të mëdha spanjolle dhe angleze