Sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara – Arrestohen dy persona në Prishtinë

by informim peje

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një aksion të madh në Prishtinë, që ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e 40 mijë eurove të falsifikuara.

Sipas komunikatës së përbashkët, me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe pas një hetimi disa mujor të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, u ndalua një veturë në të cilën ndodheshin dy të dyshuarit: S.T dhe A.Th.

banner

Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40 mijë eurosh. Testimi fillestar ka konfirmuar se bëhet fjalë për para të falsifikuara.

Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë, kryen po ashtu kontrolle në dy lokacione tjera – në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të të dyshuarve.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy