Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 60 aksidente trafiku, prej tyre 19 me të lënduar dhe 41 me dëme materiale, njofton Policia e Kosovës, përcjell Informim.net.
Sipas statistikave zyrtare, në këtë periudhë janë shqiptuar mbi 2 mijë gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Po ashtu, gjatë kësaj kohe janë arrestuar nëntë persona, ndërsa një person është dërguar në mbajtje.