CR7 thyen një tjetër rekord, futbollisti i parë miliarder

by Nexhat

Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord mbresëlënës, këtë herë jashtë fushës së futbollit.

Ylli portugez është zyrtarisht futbollisti i parë në histori që ka grumbulluar mbi një miliard euro pasuri personale.

banner

Sipas raportit më të fundit të kompanisë financiare amerikane “Bloomberg”, Ronaldo ka arritur një pasuri prej rreth 1.2 miliardë eurosh, duke u renditur si lojtari më i pasur në botën e futbollit.

Kjo pasuri e jashtëzakonshme përfshin jo vetëm pagën e tij aktuale te Al Nassr në Arabinë Saudite, por edhe fitimet nga kontratat e shumta reklamuese, investimet personale dhe markën e tij të njohur “CR7”.

Me këtë arritje, Ronaldo vulos edhe njëherë statusin e tij si një ndër sportistët më të suksesshëm dhe më të paguar të të gjitha kohërave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy