E rëndë: Arinjtë nxjerrin një trup nga varri në Bllacë të Suharekës, i futen në pronë edhe një banori

by Nexhat

Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, pranë rrugës “Ushtria e Kosovës”, ku disa arinj janë futur në pronën e një banori dhe te varrezat,

Banorët e fshatit kanë bërë me dije për Klankosova.tv se fillimisht e ka pësuar një banor, S.Q, të cilit arinjtë ia dëmtuan kosheret e bletëve.

banner

Rasti mori përmasa edhe më shqetësuese kur kafshët kanë vazhduar lëvizjen drejt varrezave të fshatit, duke shkatërruar një varr dhe kanë nxjerrë trupin jashtë, thonë të njëjtat burime.

Për pasojë, banorët janë tronditur dhe kanë njoftuar edhe organet e rendit.

Klankosova.tv do të iu mbajë të informuar me detajet e reja nga ky incident.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy