Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit: Është njeri i Rusisë e Serbisë, i pafytyrë ndaj Amerikës

by engel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për qëndrime antiamerikane dhe për retorikë që, sipas tij, i shërben interesave të Rusisë dhe Serbisë.

Në një intervistë për Kanal10, Haradinaj e quajti Kurtin “të pafytyrë”, duke thënë se është e papranueshme që ai të lë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara nuk duan rend dhe ligj në veri të Kosovës.

banner

“Amerika ka qenë ajo që ka ndihmuar gjithmonë Kosovën, në çdo betejë dhe në çdo situatë. Ata i kanë shpëtuar policët tanë në veri, kanë ndihmuar në largimin e forcave që kanë krijuar tensione. Me thënë që Amerika nuk do rend dhe ligj është idiotësi. Ky është i pafytyrë, është njeri i Rusisë e i Serbisë kur flet kështu,” deklaroi Haradinaj.

Ai theksoi se falë ndihmës së Shteteve të Bashkuara, Kosova ka arritur të mbrojë sovranitetin dhe rendin në veri, dhe se çdo tentativë për të devijuar nga bashkëpunimi me ta përbën rrezik për stabilitetin e vendit.

“Amerika na thotë çdo ditë: rrini të sigurt, rrini me ne. Na ka sjellë deri këtu, si të lirë dhe të pavarur. E ky po del si ‘djali i Putinit’, duke dashur të krijojë krizë në vend. Krizat dhe pasiguria në territorin e Kosovës nuk i shërbejnë askujt tjetër përveç Putinit,” shtoi Haradinaj.

Ai përsëriti se qëndrimet e Kurtit ndaj aleatëve perëndimorë dëmtojnë interesat e Kosovës dhe e bëjnë vendin më të pasigurt në një periudhë delikate për rajonin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy