Ibrahimoviq zbulon se për kë do të bëjë tifo në Kupën e Botës

by Nexhat

Ish-futbollisti, Zlatan Ibrahimoviq bëri bujë me komentet e tij gjatë takimit të Klubeve Evropiane të Futbollit që u mbajt në Romë.

Kur u pyet se cilën skuadër do të donte ta shihte të fitonte Kupën e Botës të ardhshme, legjenda suedeze nuk hezitoi.

banner

“Suedia nuk është në Kupën e Botës, kështu që shpresoj që Brazili të fitojë… Do të bëj tifo për Brazilin për shkak të mikut tim Ancelotti. I uroj më të mirën – çdo gjë që prek shndërrohet në diçka magjike”, tha ai.

Ish-ylli i Milanit, i cili luajti gjithashtu për disa klube të mëdha në të gjithë Evropën foli edhe mbi trajnerët që i dhanë formë karrierës.

“Kam pasur trajnerë si Capello, Mourinho, Guardiola, Ancelotti… Këta të katër janë futbolli dhe secili prej tyre e ndryshoi atë në mënyrën e vet”, tha Ibra.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy