Koliqi pa energji elektrike prej gati një jave, banorët ankohen për krizë të rëndë energjetike

by engel

Banorët e fshatit Koliq, në Komunën e Prishtinës, po përballen me mungesë të plotë të energjisë elektrike që nga data 2 tetor, duke shkaktuar një krizë të thellë në jetën e përditshme të komunitetit.

Sipas banorëve, ndërprerjet e gjata dhe të pandërprera të rrymës kanë paralizuar plotësisht jetën në fshat, ndërsa reagimet nga kompania KEDS kanë qenë të paqarta dhe pa ndonjë afat për zgjidhje.

banner

“Prej disa ditësh jemi pa energji elektrike. Nuk kemi ujë të pijshëm, pasi pompimi varet nga rryma; Interneti nuk funksionon, bizneset lokale janë në kolaps dhe fëmijët e të moshuarit po përballen me mungesë të kushteve bazë për jetë normale,” thuhet në ankesën publike që banorët kanë dërguar në redaksi.

Ata theksojnë se mungesa e energjisë ka shkaktuar dëme materiale dhe sociale, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë asnjë përgjigje konkrete.

Klankosova.tv ka kërkuar sqarim nga KEDS për situatën, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare.

Banorët e Koliqit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet lokale dhe qendrore për rikthimin e furnizimit me energji elektrike, duke paralajmëruar se durimi i tyre po soset përballë neglizhencës institucionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy