Parashikimi i motit për të mërkurën, 8 tetor 2025

by engel

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët në gjithë territorin e vendit, me mundësi për reshje të pakta lokale shiu gjatë ditës. Reshjet do të jenë më të përqendruara në zonat lindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë intervale të shkurtra me kthjellime.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit, herë pas here e fuqishme, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 20 deri në 62 kilometra në orë, duke sjellë ndjesinë e një dite më të ftohtë.

banner

Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë, me vlerat minimale që do të variojnë nga 7°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale do të luhaten mes 9°C dhe 13°C.

Në përgjithësi, dita e mërkurë do të karakterizohet nga një mot tipik vjeshtor, me vranësira, erë të fortë dhe reshje të herëpashershme shiu, sidomos në zonat malore dhe lindore të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy