Në një ceremoni zyrtare në njërin nga hotelet në periferi të kryeqytetit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën, ka dekoruar kreun e FIFA-s, Gianni Infantinon.
I pari i futbollit botërorë, po viziton Kosovën, për të dytën herë në cilësinë e kreut të FIFA-s.
Presidentja Osmani pasi i uroi mirëseardhje Infantino-s, ajo e falënderoi për kontributin që ka dhënë kreu i shtëpisë më të madhe të futbollit botërorë për zhvillimin e futbollit tonë nga pranimi i Kosovës në FIFA.
Osmani kujtojë edhe punën e madhe që kishte bërë legjenda e futbollit tonë, Fadil Vokrri.
“I nderuar presidenti Infantino, mirë se vini sërish në Kosovë. Mirë së vini në shtëpinë tuaj”, tha Osmani.
“Vokrri ishte më shumë se një lojtar e udhëheqës, ishte përfaqësimi i gjallë i Kosovës. Futbollin e përdori për t’i treguar botës që Kosova ishte në gjendje të përfaqësonte pranë tjerëve. Ai dëshmoi se talenti dhe besimi në vendin tënd mund t’i lëvizë malet, edhe kur malet janë të palëvizshme. Ai jeton në secilin lojtar të Kosovës që e shihni në këtë sallë, e që po sjellin suksese anembanë”.
“I nderuar president Infantino gjithmonë do ta kujtojmë që keni qenë pranë nesh në këto momente historike. Ti besuat tek ne dhe fuqinë e futbollit në një kohë që besimi kërkonte guxim. FIFA është një familje vërtetë e kombeve, për Kosovën kjo ka kuptim të madh. Ju keni ndihmuar lojtarëve ta mbajnë fanellën tonë dhe të konkurrojnë me të tjerët. Faleminderit Infantino, keni qenë miq i Kosovës. Ju keni festuar me ne, qëndruar pranë nesh. Futbolli na mëson, se fitorja nuk ka të bëjë me vetëm rezultatin, por punën në ekip, që pavarësisht sa e vështirë është ndeshja duhet vazhduar përpara. Kjo sfidë gjithnjë e ka identifikuar Kosovën. President Infantino që keni besuar, që besoni tek ne dhe i kenë dhënë të gjithëve një arsye besimi. Faleminderit që jeni mik i vendit tonë”, ka theksuar presidentja Osmani.
Ndërkaq, presidenti i FIFA-së, u shpreh i lumtur me dekorimin nga presidentja e Kosovës. Ai tha se është nder i madh për të që ndodhet në Kosovë.
“E nderuara presidente Osmani, të nderuar miq. Është një nder i madh, kënaqësi, emocion që të jem këtu, në shtëpinë time, në Kosovë. Ta pranoj këtë medalje të madhe nga ju, mikesha ime Vjosa. Kosova dhe Prishtina sot është kryeqyteti i botës, apo jo? I botës së futbollit, por futbolli është gjëja më e rëndësishme në botë prandaj është kryeqyteti i botës. Është emocion i madh që po flasë anglisht sepse shqipen nuk e kam në nivelin që duhet të jetë, por në 10-vjetorin do ta mësojë”, ka thënë Infantino.
“Dua t’ia dedikoj këtë medalje, Fadil Vokrrit. Fadil Vokrri dhe të gjithë popullit të Kosovës, brenda dhe jashtë. Jam takuar shumë herë me Fadilin dhe më kujtohet që kur Kosova ishte një vend i ri, kur kishte lindur Federata, ishte si ta them pak e vështirë që të takoheshe me dikë të Kosovës, më thanë shko takohu me Vokrrin, shkova dhe u takuam, folëm për rregulloren e gjëra të tilla, u deshën vite të tëra, nuk e di sa takime. Një herë i thashë Fadilit dhe Armandos (Dukës) u takuam mjaftueshëm, e di çfarë doni. Atëherë e kuptova guximin e popullit të Kosovës që besonin në atë që donin dhe kjo solli pranimin në UEFA dhe FIFA. Pasi i thashë Fadilit që të mos takoheshim sepse e di çfarë doni, kur shkoja në Shqipëri – e hapja derën, Fadili ishte aty. E hapja dritaren, Fadili prapë aty”.
“Kur u bëra president i FIFA-s e dija që menjëherë Kosova duhet pranuar. Jam takuar me njerëz të Kosovës, kam lindur në Zvicër nga emigrantë italianë. Në vitet e 90-ta kur i pyesnim se nga vijni, thoshin nga Kosova. Luanim futboll në Zvicër, por ata po punonin kamerierë e shumë punë tjera… ne italianët i fitonim turnetë në Zvicër, e për një moment vinin lojtarët nga Kosova dhe na mposhtnin. Ata na tregonin se sa krenar janë që vijnë nga Kosova. Futbolli është ai që i bashkon vendet dhe i bënë fëmijët të ëndërrojnë dhe shpresojnë për të ardhmen e tyre. A mund t’i shkelë protokollet, a mund t’iu kërkojë futbollistëve të na bashkohen?”, ka pohuar Infantino