Sigal Prishtina sonte do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Ligën ENBL.
Bardhekaltrit do të përballen me Brussels Basketball në udhëtim.
Kjo është sfida e dytë për prishtinasit, pas fitores ndaj Gimle Basket, ndërsa takimi i parë për skuadrën belge në këtë edicion.
Për kryeqytetasit është hera e dytë që janë pjesë e kësaj lige, ndërkohë që në këtë edicion garon edhe Peja.
Ndeshja Brussels Basketball-Sigal Prishtina fillon në orën 20:30