Francia Raisa, aktorja që i dhuroi një veshkë Selena Gomez dhe i shpëtoi jetën, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për thashethemet rreth grindjes së tyre të supozuar.
Në një intervistë të re, aktorja 37-vjeçare hodhi poshtë spekulimet rreth një grindjeje me Gomez, duke i quajtur ato “thashetheme”.
Raisa foli edhe për dasmën e Selena Gomez dhe Benny Blanco, në të cilën me sa duket nuk mori pjesë.
Ndër shumë të ftuarit e famshëm ishin Taylor Swift, kolegët Steve Martin dhe Martin Short, Zoe Saldana, motrat Paris dhe Nicky Hilton dhe Ed Sheeran.
Jam shumë i lumtur për të
Raisa, në një intervistë para dasmës së Gomez dhe Blancos, i dërgoi urimet më të mira shoqes së saj në spanjisht.
“E di që do të martohet dhe jam shumë e lumtur për të. Dhe shiko… ajo ka jetën e saj dhe është tashmë miliardere, dhe jam mirënjohëse që munda ta bëja këtë për të”, tha ajo.
Kur u pyet se çfarë do t’u thoshte atyre që po mendojnë të dhurojnë organe, Raisa theksoi se qëllimi është të shpëtojë jetën e dikujt, jo domosdoshmërisht të krijojë një lidhje të pathyeshme me të.
Ajo i hodhi poshtë thashethemet
Aktorja reagoi ashpër kur u pyet për thashethemet se kishte prishur raportet me Gomez për stilin e saj të jetesës pas transplantit.
“Epo, tani po më pyet për budallallëqet që kanë qarkulluar në media. Ka shumë thashetheme”, shtoi tutje.
Ajo i dhuroi veshkën në vitin 2017
Raisa i dhuroi një veshkë Gomez në vitin 2017, pasi këngëtarja u diagnostikua me lupus, një sëmundje autoimune që mund të sulmojë organet e shëndetshme.