Shala: Aksion humanitar, ndarja e parave nga Kurti për studentë

by Nexhat

Analisti politik Azdren Shala ka deklaruar se ndarja e nga 100 eurove për studentë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është veprim i politikës së majtë.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka thënë se ky veprim përngjan me aksionet humanitare të “bashkësive fetare”.

banner

“Kjo ka disa probleme, nuk është politikë, është parapolitikë. Shpërndarja e parave të pushtetit që ata e quajnë politikë e majtë, nuk ka të bëjë me të majtën. E majta i trajton të gjithë të barabartë; trajtimi i barabartë i subjekteve që janë të pabarabarta nuk është drejtësi, por padrejtësi. Mes atyre studentëve që përfitojnë, ka studentë me prindër shumë të pasur dhe studentë me prindër shumë të varfër.”

“Pa krijuar një databazë, shpërndarja duhet të bëhet sipas nevojës. Kjo nuk është politikë e majtë, por parapolitikë, që i përngjan aksioneve humanitare që kryesisht vijnë nga bashkësitë fetare,” u shpreh Shala.

Kurti, një javë para zgjedhjeve lokale, e një javë pasi filloi viti akademik, të gjithë studentëve të vendit ua dhuroi nga 100 eur. Veçse këtë e bëri me arsyetimin se ekonomia e vendit ka shënuar rritje prej 4.58 për qind të brutoproduktit vendor në tremujorin e dytë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy