Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 44 aksidente trafiku, sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit.
Nga këto aksidente: 1 ka përfunduar me fatalitet, 8 me persona të lënduar, ndërsa 35 janë raportuar vetëm me dëme materiale.
Përveç aksidenteve, policia ka ndërmarrë edhe veprime të tjera operacionale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar mbi 2,629 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, që lidhen kryesisht me tejkalimin e shpejtësisë, përdorimin e celularit gjatë drejtimit, mungesën e pajisjeve të sigurisë dhe shkelje të tjera.
Ndërkohë, në kuadër të kontrolleve të përditshme, 15 persona janë arrestuar, ndërsa 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje, për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje.
Policia apelon për më shumë kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
