Avni Arifi: Gjykata Kushtetuese kërkoi përfshirjen e mekanizmave të drejtësisë – moskonstituimi i Kuvendit është vepër penale

by informim peje

Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar vendimin si të qartë dhe të ashpër në përmbajtje.

Në një intervistë për emisionin “Ora Shtatë”, Arifi tha se me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka sinjalizuar se tanimë përgjegjësia kalon te institucionet e drejtësisë dhe sigurisë, pasi mosrespektimi i dispozitave kushtetuese përbën vepër penale.

banner

“Gjykata Kushtetuese e ka thënë atë që është pritur. Dispozitat nga neni 61 deri te 65 janë shumë të ashpra. Gjykata thuajse ka thënë: ‘mos më dërgoni më raste të tilla’. Ajo ka kërkuar nga mekanizmat e drejtësisë që të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse mosimplementimi i ligjeve është vepër penale”, tha Arifi.

Sipas tij, partia e parë në Kuvend po e pengon qëllimisht konstituimin e institucioneve, dhe këtë e sheh si përpjekje për sabotim të shtetit.

“Partia e parë ka qëllim të sabotojë shtetin. Kjo është vepër penale.”

Arifi gjithashtu komentoi qartë qëndrimin e Kushtetueses në lidhje me detyrimin për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb:

“Kushtetuesja la të nënkuptohet se njërin prej tyre nuk keni si mos ta votoni. Përndryshe, Kuvendi mbetet i pakonstituuar.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy