Çeku pyet për autobusët me BERZH-in, Rama: Transporti i ri i Prishtinës sot është realitet

by Nexhat

Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidat për mandatin e ri nga LDK-ja, Përparim Rama, ka theksuar se transporti i ri në kryeqytet tashmë është realitet, duke përmendur biletën e integruar, kuletën digjitale dhe tabelat digjitale.

“Transporti i ri i Prishtinës sot është realitet. Bileta e integruar sot është realitet. Kontratat nuk janë në sektorin privat dhe unifikimi është realitet. Kuleta digjitale është realitet, tabelat digjitale është realitet. A ke hipur ndonjëherë një autobusi që sot mundesh prej një pike në pikën tjetër në secilin fshat shkon me një bilet të integruar të unifikuar? Kjo është realitet, mos i mashtro qytetarët – këta e dinë shumica që e përdorin çdo ditë,” ka deklaruar Rama në Debat Plus.

banner

Hajrulla Çeku i LVV-së, e ka kritikuar Ramën lidhur me marrëveshjen për autobusët e rinj me BERZH-in, duke pyetur pse nuk ka ardhur asnjë autobus i ri.

“Marrëveshja me BERZH-in pse nuk ka ardhur asnjë autobus i ri, marrëveshja me BERZH-in me 30 autobus pse nuk erdh asnjë autobusë”, ka theksuar ai

Çeku mes tjerash e quajti qeverisjen e tij katër vjet dështim dhe mashtrim.

Rama theksoi se zhvillimet në transportin publik janë të dukshme dhe qytetarët e Prishtinës e shohin këtë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy