Deklarata e modeles shqiptare alarmon Serbinë: Tifozët shqiptarë të padëshiruar në stadium

by informim peje

Vetëm 2 ditë para përballjes së Serbi-Shqipëri, mediat serbe janë “përfshirë nga paniku” pas një deklarate të modeles shqiptare Xhuli Nura, e cila ka bërë bujë në Beograd.

Sipas të përditshmes serbe Kurir, Nura, e njohur si personazh televiziv në Prishtinë, ka thënë në një emision se do të udhëtojë drejt Leskovcit për të ndjekur ndeshjen, duke shtuar se ka siguruar edhe biletën e hyrjes dhe se posedon pasaportë finlandeze.

banner

Deklarata e saj ka mjaftuar që mediat serbe ta shpallin “skandal ndërkombëtar”, duke e përshkruar si “provokim të qëllimshëm” dhe duke kujtuar incidentin e famshëm të vitit 2014 në Beograd.

Në rrjetet sociale serbe, reagimet kanë qenë të ashpra, ndërsa disa media kanë shkruar se “shqiptarët po përgatisin provokime në stadium”, pavarësisht se autoritetet serbe kanë ndaluar zyrtarisht hyrjen e tifozëve shqiptarë në këtë ndeshje.

Ndeshja Serbi–Shqipëri konsiderohet takim me rrezik të lartë sigurie, dhe pritet të zhvillohet nën masa të forta kontrolli në Leskovac, pa praninë e tifozëve shqiptarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy