Enver Hoxhaj pas operacionit: Po rikuperohem gradualisht, falënderim për kujdesin dhe mbështetjen

by engel

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka kaluar një operacion pas një lëndimi të rëndë në këmbë, duke bërë të ditur se tashmë po rikuperohet gradualisht.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj ka thënë se ditët e fundit kanë qenë të vështira për të dhe familjen e tij, por se ndërhyrja mjekësore ka kaluar me sukses.

banner

“Pas një lëndimi të rëndë në këmbë, për të cilin u desh të operohesha, ditët e fundit kanë qenë një periudhë jo e lehtë për mua dhe familjen time. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë dhe po rikuperohem gradualisht”, ka shkruar ai.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohje për mjekët dhe stafin shëndetësor që u kujdesën për të gjatë gjithë procesit të trajtimit.

“Falënderim të veçantë për mjekët, infermierët dhe gjithë stafin mjekësor për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin që treguan në çdo moment”, ka theksuar ai.

Ai gjithashtu ka falënderuar miqtë dhe qytetarët që e kanë përkrahur me mesazhe, telefonata dhe fjalë të mira gjatë kësaj periudhe.

“Faleminderit nga zemra secilit prej jush për afërsinë dhe përkujdesjen që keni treguar”, ka shtuar Hoxhaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy