Hargreves në KQZ, shpalos pritjet e tij për të dielën, tregon edhe për ndihmën kibernetike që ka ofruar vendi i tij për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

by Nexhat

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, njofton për takimin e zhvilluar sot me Kreshnik Radoniqin, kryetar i Komisionit Qëndror Zgjedhor, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet komunale të dielën.

Ambasadori thotë se Radoniqin dhe ekipin e tij e ka falënderuar “për përpjekjet e tyre për t’i bërë këto zgjedhje gjithëpërfshirëse, transparente dhe efikase, dhe vura re rëndësinë e mundësisë që mediat legjitime të jenë në gjendje të vëzhgojnë zgjedhjet në përputhje me ligjet e Kosovës”.

banner

Tutje, ambasadori shprehet se “Mbretëria e Bashkuar është e kënaqur që po i ofron mbështetje KQZ-së, nëpërmjet një projekti kibernetik të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, në punën e saj jetësore për të siguruar integritetin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve komunale”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy