Hasani: Aktgjykimi s’i lë mundësi Rashiqit të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit, sot për sot, komunitetin serb s’e përfaqëson ai

by Nexhat

Enver Hasani thotë se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk i lë mundësi deputetit serb, Nenad Rashiq që të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese tha në një intervistë me shkrim për Gazetën Express se në këtë pikë, vendimi është “i qartë”.

banner

“Jo. Aktgjykimi, në arsyetimin e tij, është i qartë: përfaqësuesit e shumicës serbe kanë prerogativën kushtetuese për propozim. Ky ka qenë dhe mbetet një e drejtë e pastër kushtetuese, e përcaktuar qartë në tekstin e Kushtetutës së Kosovës. Komunitetet përfaqësohen nga ata deputetë që kanë marrë votat e shumicës së komunitetit përkatës dhe që janë deklaruar, para dhe gjatë zgjedhjeve, se e përfaqësojnë atë komunitet. Rashiqi nuk e përfaqëson komunitetin serb; atë, sot për sot, e përfaqëson partia “Lista Serbe””, thotë ai.

Gjykata konstatoi se procedura për zgjedhjen e Emilija Rexhepit nënkryetare e Kuvendit nga komunitetet e tjera minoritare joserbe nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas Hasanit, Kushtetuesja në këtë rast e ‘amnistoi’ këtë veprim duke ia “shpëtuar fytyrën” LVV-së.

“Duke “amnistuar” zgjedhjen e zonjës Emilia Rexhepi, Gjykata Kushtetuese ka “shpëtuar fytyrën” e LVV-së, por njëkohësisht ka krijuar iluzione tek ata se, me presione terrorizuese, mund të fitojnë koncesione edhe në të ardhmen – koncesione që mund të çojnë në zgjedhjen e një serbi “të mirë për pushtetin”, por që nuk e përfaqëson komunitetin serb në Kosovë”.

Kjo qasje e Kushtetueses, sipas Hasanit, “mbetet e paarsyetuar dhe, ndoshta në të ardhmen, do të krijohen rrethana të tjera për ta qartësuar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy