Hyn në fuqi vendimi i Kushtetueses për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë

by Nexhat

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur dhe vënë zyrtarisht në fuqi vendimin e saj për pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili caktonte datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Bashkinë Tiranë.

Ky vendim vjen pas kërkesës së paraqitur nga kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj, i cili kërkoi shfuqizimin si të VKM-së për shkarkimin e tij, ashtu edhe të dekretit presidencial për caktimin e datës së zgjedhjeve.

banner

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi shqyrtoi kërkesën për pezullim, vendosi njëzëri:

“Pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 350, datë 1.10.2025… për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë.”

Ky veprim nënkupton se çdo procedurë zgjedhore në Bashkinë Tiranë ndalohet deri në një vendim përfundimtar të Kushtetueses mbi ligjshmërinë e shkarkimit të Veliajt.

Arsyetimi i GJK: Shmangia e pasojave të pariparueshme

Gjykata Kushtetuese argumentoi se ky pezullim bazohet në nenin 45 të ligjit për organizimin e saj, pasi zbatimi i dekretit të Presidentit, ndërkohë që çështja e shkarkimit është ende në shqyrtim, “do të sillte pasoja të pariparueshme” në drejtim të të drejtave të të zgjedhurit vendor (Veliaj).

Kërkuesi (Veliaj) pretendonte se zbatimi i dekretit rrezikon të prodhojë organizimin e zgjedhjeve në një bashki ku nuk ekziston vakanca juridike; shpenzime të burimeve njerëzore e financiare; si dhe krijimin e një precedenti të rrezikshëm për zëvendësimin e të zgjedhurit vendor para se të vendoset vlefshmëria e shkarkimit.

Mbledhja e Gjyqtarëve vlerësoi se ishte në kushtet e nevojshme për pezullim, duke garantuar kështu që vendimi përfundimtar i Gjykatës, pavarësisht nëse është pro apo kundër shkarkimit, të mund të rivendosë situatën e mëparshme pa pasoja të pakthyeshme.

Vendimi u mor njëzëri nga të gjithë anëtarët e pranishëm të Mbledhjes së Gjyqtarëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy