Ish-DJ i BBC-së, Tim Westwood akuzohet për përdhunim

by informim peje

Tim Westwood, 68 vjeç, ish-DJ i njohur i BBC Radio 1, është akuzuar për përdhunim. Mbi të rëndojnë katër akuza për përdhunim, nëntë për ngacmim të pahijshëm dhe dy për sulm seksual. Lajmi është bërë i ditur nga Policia Metropolitane në Londër.

Sipas autoriteteve, akuzat lidhen me ngjarje të ndodhura gjatë një periudhe që shtrihet nga viti 1983 deri në vitin 2016 dhe përfshijnë shtatë gra të ndryshme.

banner

Westwood pritet të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster të hënën, më 11 nëntor. Në një deklaratë për media, Drejtuesi i Hetimeve në Shërbimin e Policisë Metropolitane, Andy Furphy, u shpreh: Ne jemi të vetëdijshëm se për të denoncuar raste të tilla nevojitet guxim. Gratë që kanë bërë një gjë të tillë kanë treguar besim ndaj nesh dhe ne po vazhdojmë t’u ofrojmë të gjithë mbështetjen e nevojshme.

Ai shtoi se hetimet janë ende të hapura dhe inkurajoi këdo që mund të jetë ndikuar nga ky rast apo që ka informacion shtesë, të kontaktojë me policinë. Ky është një lajm në zhvillim dhe priten më shumë detaje në vijim. Për përditësime, rifreskoni faqen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy