UEFA i ka besuar arbitrit rumun Istvën Kovëcs ndarjen e drejtësinë në ndeshjen e shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
Për 41-vjeçarin nga Rumania, kjo do të jetë një ndeshje e veçantë në karrierë, pasi për herë të parë do të drejtojë një takim të këtij niveli në kuadër të kualifikimeve për Botërorin.
Kovacs, i cili është pjesë e listës së arbitrave elitë të UEFA-s, ka përvojë të gjerë në ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, ndërsa është njohur për stilin e tij autoritar dhe vendimet e shpejta në fushë.
Përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë e cila do të zhvillohet të shtunën mbrëma, pritet të zhvillohet në një atmosferë të veçantë, me interesim të madh nga publiku dhe me masa të shtuara sigurie, ndërsa delegimi i një arbitri me përvojë ndërkombëtare si Kovacs shihet si garanci për drejtësi dhe profesionalizëm në menaxhimin e kësaj sfidë