Italiani Guida gjykon ndeshjen Kosovë-Slloveni

by Nexhat

Përballja e shumëpritur midis Kosovës dhe Sllovenisë, që zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të gjykohet nga një ekip arbitrash italianë me përvojë ndërkombëtare.

Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Marco Guida, një emër i njohur në futbollin evropian për menaxhimin e qetë të ndeshjeve të forta dhe vendimet e sakta në momente presioni.

banner

44-vjeçari italian së fundmi ka drejtuar sfidën Juventus – Milan në Serie A, ndërsa këtë sezon ka gjykuar edhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve: Eintracht Frankfurt – Galatasaray dhe Kairat – Real Madrid.

Guida do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti, të cilët do të jenë përgjegjës për vijat anësore dhe situatat e pozicionit jashtë loje.

Gjyqtari i katërt i ndeshjes do të jetë Daniele Chiffi, ndërsa sistemi VAR do të monitorohet nga Marco Di Bello, i cili do të ketë rolin e Video Assistant Referee. Ndihmës i tij në AVAR do të jetë Valerio Marini.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy