Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, deklaroi se kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk e ka përjashtuar mundësinë e diskutimit për krijimin e një komune me shumicë boshnjake.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Rexhepi deklaroi se Kurti i kishte thënë se “gjithmonë ka hapësirë për bisedë dhe dakordim”.
Ajo mohoi pretendimet e deputetes Duda Balje, e cila kishte thënë se Kurti e kishte refuzuar një ide të tillë.
“JO, nuk është e vërtetë. Kemi qenë të gjithë aty, unë, z.Nasim Demiri, dhe mund të flasim në nivel amatoresk për gjëra të cilat janë për përdorim të përditshëm, por si politikanë duhet të jemi seriozë kur flasim për një status të tillë të komunitetit boshnjak”, tha Rexhepi