Ehat Miftaraj nga IKD tha se Gjykata Kushtetuese në asnjë aktgjykim nuk e ka bllokuar krijimin e institucioneve. Ai theksoi se kriza politike në Kosovë është si pasojë e mungesës së vullnetit politik, nga LVV.
“Gjykata Kushtetuese as në aktgjykimin e parë, as të dytin, e as të tretin, as në vitin 2014, asnjëherë nuk e ka blloku konstituimin e Kuvendit të Kosovës, si IKD e kemi thënë vazhdimisht. Kjo është një krizë politike nuk kemi të bëjmë as me krizë kushtetuese, juridike e as ligjore, është krizë politike, mungesë e vullnetit politik, në radhë të parë partisë që e ka dalë e para në zgjedhjet për më konstitu Kuvendi”, deklaroi ai. /rtv21