Një recetë e harruar: Kosi tradicional me milingona nga Ballkani në fokusin e shkencës

by informim peje

Një traditë e lashtë fermentimi nga Turqia dhe Ballkani ka ngjallur interesin e shkencëtarëve nordikë. Studiues nga Universiteti i Kopenhagenit dhe Universiteti Teknik i Danimarkës kanë hetuar një metodë të pazakontë prodhimi kosi, për përgatitjen e të cilit përdoren milingona pylli dhe qumësht i ngrohtë.

Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore iScience, kërkuesit udhëtuan në Bullgari, ku antropologia me origjinë turke, Sevgi Mutlu Sirakova, i prezantoi me traditën e familjes së saj.

banner

Sipas rrëfimit të saj, procesi përfshin shtimin e disa milingonave të gjalla në një gotë me qumësht të ngrohtë, e cila më pas vendoset brenda një strofulle milingonash dhe lihet gjatë natës. Të nesërmen, qumështi trashet dhe thartohet, duke krijuar një lëng që ngjan me fazat e para të kosit.

Udhëheqësja e studimit, Leonie Jahn, nga Universiteti Teknik i Danimarkës, shpjegon se milingonat mbartin baktere acid-laktike dhe acid-acetike, të cilat ndihmojnë në mpiksjen e qumështit. Gjithashtu, sistemi natyror mbrojtës i milingonave krijon një mjedis acid që favorizon zhvillimin e mikroorganizmave të dobishëm për fermentimin.

“Milingonat nuk konsumohen vetë, por përdoren për të nisur kulturat e reja të kosit,” – thekson Jahn. Rezultati është një kos me shije paksa të athët, i cili, sipas studiuesve, ka diversitet më të madh bakterial sesa kosi industrial, duke ndikuar në shijen dhe strukturën përfundimtare të produktit.

Studiuesja Veronica Sinotte nga Universiteti i Kopenhagenit tregoi se ekipi përdori katër milingona të gjalla në një gotë qumështi, sipas udhëzimeve të xhaxhait të Sevgi-t. “Të nesërmen, qumështi ishte trashur dhe kishte marrë një aromë të ngjashme me kosin e freskët,” – tha ajo. Por eksperimenti tregoi se vetëm milingonat e gjalla janë efektive për fermentim. Milingonat e ngrira ose të thata nuk prodhonin të njëjtin rezultat, pasi bakteret aktive vdesin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy