Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për suksesin e arritur në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol”, e cila u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
FSK-ja, forcë që nderon flamurin dhe frymëzon kombin!
Forca e Sigurisë së Kosovës ka shkëlqyer në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dekoruar me Medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.
Ekipi ynë nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë tregoi disiplinë, qëndrueshmëri dhe përkushtim shembullor, duke e vendosur emrin e Kosovës në piedestalin e nderit ndërkombëtar.
Me FSK-në, Kosova është gjithmonë më e fortë dhe më krenare!