Prishtinë: Një burrë gjendet pa shenja jete, rasti po hetohet nga Policia

by informim peje

Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

banner

“Raportohet se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të pasqaruara dhe Policia e ka klasifikuar rastin si “Hetim i vdekjes”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy