Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita do të çojë përpara nismën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Berisha tha se Begaj është i padenjë për të qenë në krye të shtetit. Ai tha se Presidenti është peng i grabitjes së provave të ushtrisë
Kreu i PD tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama është i tmerruar për ato që di Erion Veliaj, prandaj edhe nxitoi të zhvillonte zgjedhjet me urgjencë në Tiranë.
Sali Berisha: Ne kemi paraqitur kërkesën për impeachment. Zoti Begaj është i padenjë, jo për postin e Presidentit, por me dosjet që i rëndojnë është skllav i akteve të tij kriminale me plaçkitjen e pronave të ushtrisë, me Edi Ramën. I lejoi vetes të firmosë një vendim që kurrë nuk mund ta firmoste. Çfarë po ndodh në këtë mes? Është betejë për jetë a vdekje e Edi Ramës, frikë dhe tmerr nga Erion Veliaj. Pse e ka frikë dhe tmerr? Sepse Erion Veliaj di më shumë se çdo shqiptar tjetër për Edi Ramën