Shqipëria po përballet me mungesë të stafit shëndetësor. Sipas një raporti të fundit të OBSH, mbi “Sfidat e vendeve në zhvillim për forcën e punës në shëndetësi” cilësohet se emigrimi i mjekëve po shëndrrohet në kërcënimin kryesor për këtë sector jetik
Ekspertët e shëndetësisë Botërore kanë vlerësuar se aktualisht në vendin tonë janë rreth 6,900 mjekë të licencuar, nga të cilët 80 % punojnë në sektorin publik
Numri i mjekëve është rreth 220 për 100,000 banorë, duke qëndruar nën mesataren e vendeve të Evropës Juglindore dhe rajonit të Evropës.
Raporti vlerëson se cdo vit planifikojnë të largohen nga Shqipëria mesatarisht 150 mjekë, duke thelluar kështu mungesat.
Sipas OBSH-së stoku i mjekëve të trajnuar në Shqipëri që punonin në 38 vende të huaja arriti në 1060 në vitin 2020, ndërsa vetëm Gjermania numëronte 988 mjekë shqiptarë në 2021, nga 149 në vitin 2013, një rritje mbi gjashtëfish.
Po ashtu vërehet se numri i Certifikatave të Mirëqenies Profesionale, dokumenti i domosdoshëm për punë jashtë që lëshohet nga urdhri i mjekut në Shqipëri është rritur vazhdimisht nga 2013 deri në 2023
Migrimi i brendshëm drejt Tiranës e thellon mungesën e stafit në spitalet periferike dhe në qendrat shëndetësore në zona të thella rurale duek vënë në vështirësi shërbimin