Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një serie sulmesh me dronë dhe bomba të drejtuara që filluan mbrëmjen e kaluar në rajonin Sumy të Ukrainës.
Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i rajonit, Oleh Hryhorov.
“Një seri sulmesh masive armike shënjestruan komunitetet rurale në rajon, duke shkaktuar viktima dhe duke shkatërruar infrastrukturën civile”, deklaroi Hryhorov.
Sipas tij, bombardimet goditën komunitetet e Stepanivkës, Mykolaivkës, Velyka Pysarivkës, Bilopillias, Komyshankës dhe qytetin Sumy. Viktimat janë tre burra të moshës 40, 65 dhe 66 vjeç.
Autoritetet lokale sqarojnë se sulmet u kryen me një numër të madh dronësh rusë, duke mbingarkuar njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, të cilat nuk ishin në gjendje të neutralizonin të gjitha objektivat.