Agim Bahtiri i prerë: E pres dorën, por s’e votoj Listën Serbe

by informim peje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, tha se nuk do të votojnë kandidatë të Listës Srpska për nënkryetar të Kuvendit.

Siç u shpreh Bahtiri, ai tha se e “pret” dorën e nuk jep votë për këtë parti dhe shtoi se të njëjtin mendim e kanë edhe kolegët e tij nga Vetëvendosje.

banner

“Sigurisht që Rashiqi do të zgjidhet. Kam deklaruar dhe po deklaroj përsëri; e pres dorën dhe nuk e votoj Listën Serbe. Kështu e kanë mendimin edhe kolegët e mi të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kjo është e bazuar në problemet që i kanë bërë në veri, pra janë të kyçur direkt në atë pjesë. Kështu që nuk votoj njerëzit që kokën e kanë në Beograd dhe trupin në Prishtinë”.

I pyetur se si do t’i gjejnë votat për Rashiqin, Bahtiri s’ishte fort i qartë se çfarë deshi të thotë.

“Jemi kon në rregull, por fatkeqësisht kolegët e partive tjera nuk ndihmuan që ta zgjedhim Rashiqin. Tash kanë ndryshuar gjërar dhe janë vetëdijësuar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy