Dëshmon vëllai i Kushtrim Kokallës: Naim Murseli është njohur si njeri me jetë të lumtur, të gjithë ia kanë pasë lakmi

by Nexhat

Vëllai i Kushtrim Kokallës, Kanon Kokalla po dëshmon një gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai u pyet për lidhjen familjare me Naim Murselin, të cilin tha se e ka djalë të dajës dhe djalë të hallës.

banner

Kokalla gjatë dëshmisë tha se Naim Murseli është njohur si një njeri që ka jetë të lumtur.

“Është njohur në publik si njeri që ka bërë një jetë të lumtur dhe nuk i ka munguar asgjë dhe ia kanë lakmi shumë persona për jetën që e ka ba”, tha dëshmitari.

Paraprakisht në seancën e sotme dëshmuan edhe tre dëshmitarë të tjerë,  ndërkaq mungoi babai i Naim Murselit.

Në aktakuzë, Kokalla dyshohet të ketë pasur rol në përgatitjen e vrasjes, së bashku me Naim Murselin dhe Granit Plavën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy