Hysaj: Në Serbi kemi ardhur vetëm për fitore, jo për barazim apo humbje

by engel

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Serbi për të zhvilluar ndeshjen vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Në konferencën për shtyp, një ditë para përballjes, së bashku me trajnerin Sylvinho doli edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili theksoi vendosmërinë e skuadrës kuqezi për të marrë vetëm fitoren.

banner

“Këtu në Serbi kemi ardhur për fitore, as për barazim dhe as për humbje. Duhet të japim më shumë se 100%, të gjithë si ekip. Për mua është ndeshja më e bukur,” u shpreh Hysaj.

Ai foli gjithashtu për masat e sigurisë, duke theksuar se ato nuk do të ndikojnë negativisht te lojtarët:
“Masat e sigurisë do të na motivojnë edhe më shumë. Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Ata kanë cilësi, por edhe ne kemi tonat,” shtoi mbrojtësi.

Hysaj është një nga lojtarët që ishte pjesë e kombëtares edhe në ndeshjen e tensionuar të zhvilluar në Beograd më 14 tetor 2014.
“Emocionalisht, për mua është njësoj si atëherë. Po e përjetoj shumë fort dhe mezi pres të futem në fushë nesër,” deklaroi ai.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet nesër në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy