Ines Demiri takohet me ambasadorin amerikan në Izrael: Mirënjohje SHBA-së për miqësinë e përhershme

by Nexhat

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, është takuar me ambasadorin amerikan në Izrael, Mike Huckabee.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Demiri ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për partneritetin e fuqishëm mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me Izraelin.

banner

“Ishte nder i veçantë të takohesha me ambasadorin amerikan në Izrael, Mike Huckabee. Diskutuam për partneritetin e fortë mes Kosovës dhe SHBA-ve dhe mënyrat për ta thelluar bashkëpunimin me Izraelin. Populli i Kosovës mbetet thellësisht mirënjohës për miqësinë dhe përkrahjen e përhershme të Amerikës”, ka shkruar Demiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy