KQZ përjashton mediat, Avokati i Popullit: Alarm për demokracinë

by informim peje

Avokati i Popullit ka reaguar pas vendimit të paprecedent të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos akredituar disa media për mbulimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, përfshirë edhe gazetën online Reporteri.net.

Në një deklaratë zyrtare, institucioni bëri të ditur se është duke e ndjekur nga afër situatën dhe ka hapur hetime sipas detyrës zyrtare në lidhje me këtë çështje.

banner

“Duke e njohur rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që përçojnë vullnetin politik të qytetarëve dhe garantojnë përfaqësimin demokratik, Avokati i Popullit tërheq vëmendjen në vlerat e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, që bazohen në parimet e lirisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, sundimit të ligjit dhe mosdiskriminimit,” – thuhet në reagim.

Institucioni nënvizon se mediat luajnë një rol kyç në garantimin e transparencës dhe informimit të publikut gjatë proceseve zgjedhore, dhe përjashtimi i tyre cenon standardet demokratike.

Avokati i Popullit inkurajon të gjitha mediat e prekura nga vendimi i KQZ-së që të shfrytëzojnë mjetet juridike në dispozicion, ndërsa paralajmëron se do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet, për të garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.

“Pa një proces zgjedhor që respekton standardet e demokracisë, nuk mund të ketë respekt të vërtetë të të drejtave të njeriut. Po ashtu, pa respektim të lirive të garantuara, nuk mund të ketë zgjedhje të lira, të pranueshme dhe të besueshme,” – përfundon reagimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy