Lutfi Haziri: LDK do të veprojë në frymën e Kushtetutës për votimin e nënkryetarit të Kuvendit

by informim peje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar qëndrimin e partisë së tij në lidhje me seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet nënkryetari i ri i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Sipas Hazirit, LDK do të mbajë një qëndrim të koordinuar, në përputhje me Kushtetutën dhe interesin e Republikës së Kosovës.

banner

“Kryetari i LDK-së ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të paraqesin qëndrimin e tyre, si gjithmonë, para Grupit Parlamentar dhe të jemi unik në qëndrimet tona politike”, deklaroi ai për IndeksOnline.

Haziri, ndërkohë, shfaqi skepticizëm ndaj sjelljes së partisë në pushtet.

“Do të shohim nëse do të sillen me arrogancë, si zakonisht, apo në frymën kushtetuese të Republikës së Kosovës. Unë nuk pres vullnet të mirë nga ata që nuk kanë vullnet hiq”, theksoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy