Menduh Thaçi: Rivaliteti Kurti–Rama po ndodh mbi kurrizin e shqiptarëve në Maqedoni

by informim peje

Kryetari i Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka komentuar zhvillimet politike në Maqedonia e Veriut, duke iu referuar marrëdhënieve mes kryeministrit të Kosova, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Shqipëria, Edi Rama.

“Më duket se rivaliteti i Kurtit me kryeministrin e Shqipërisë po ndodh kryesisht në Maqedoninë e Veriut dhe mbi kurrizin e politikës shqiptare në Maqedoni. Kjo është tërësisht e panevojshme,” tha Thaçi.

banner

Ai theksoi se shqiptarët në Maqedoni nuk janë “të padijshëm politikë” dhe se nuk mund të manipulohen lehtë nga zhvillimet politike në Prishtinë e Tiranë.

“Nuk jemi ne as të padijshëm politik që me na bë kësi mashtrime politike. Takati i Shqipërisë dhe Kosovës për të na ndihmu neve është shumë i limituar, për mos të thënë minimal, për shkak se politika zyrtare, qeveritare dhe opozitare edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, janë gjithmonë të kushtëzuara nga aleatët tanë perëndimor për stabilitet dhe qetësi,” shtoi ai. /Gazeta10

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy